/GODlTET Saimir Tahiri ne Tirane, nuk ben DENONClM?!

GODlTET Saimir Tahiri ne Tirane, nuk ben DENONClM?!

Gazeta zyrtare e PD ka denoncuar nje ngjarje qe sipas saj ka ndodhur mbremjen e djeshme me ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Sipas RD, ish-ministri eshte sulmuar nga disa persona ne zonen e tregut Elektrik ne Tirane.

Ja çfarë shkruan Publik.Live, citon RD:

“Mbrëmë rreth ores 19:40 në afërsi të ‘Tregut elektrik’ është sulmuar fizikisht ish-ministri Saimir Tahiri nga tre persona.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje pa arritur të kapë autorët.

Gjatë natës punonjës policie kanë kontrolluar në ‘Kompleksin Grand’ për identifikimin e autorëve. Pritet deklarata e policisë.

Sipas burimeve tona, ish-ministri Tahiri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka bërë denoncim deri në këto momente”.

Pavaresisht ketij denoncimi te RD, policia e shtetit dhe vete ish-ministri nuk kane bere ndonje konfirmim por as pergenjeshtrim ne lidhje me ngjarjen.