Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonal, ja si të përfitoni

0
195

Një lajm i mirë vjen nga Greqia për punëtorët sezonal.

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi ka bërë me dije se punonjësit sezonal do t’u shtyhet leja e qëndrimit.

Mediat greke bëjnë me dije se bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90.

Kanë vendosur shtyrjen 90-ditore. Shtyrja do të bëhet për të huajt që kanë hyrë në Greqi për punë sezonale.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente, të cilët do tju duhet një letër nga punëdhënsi.

Ata do duhet të deklarojë vazhdimin e kontratës për punësim për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.