Greqia ndryshon sërish qëndrim për fluturimet, jep lajmin e shumëpritur për këto data

0
194

Athina zyrtare ka ndryshuar vendimin e saj për të mbyllur kufijtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një vendim të sotëm të Shërbimi Ajror Grek njoftohet se do të lejohen fluturimet me dy shtet fqinje vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës “Eleftherios Venizelos” nga 1 deri në 15 gusht.

“Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve tona fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, do të operohen nga, 1 gusht deri më 15 gusht vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës Eleftherios Venizelos ” , duke përjashtuar rrugët në aeroportet e tjera thuhet në njoftim.

Greqia la në fuqi të gjitha udhëzimet e tjera të lëshuara nga shërbimi ajror ku parashikohej pezullimi i fluturimeve për në Turqi deri më 15 gusht, zgjatja e ndalimit të hyrjes në pikat kufitare për shtetasit jo-evropianë deri në 15 gusht.

Lejimin e hyrjes në Greqi të shtetasve që fluturojnë me ajër nga Bullgaria, Rumania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas provës negative të ko vidit e cila kryhet deri 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi.

Lejimi do të behët vetëm për 15 ditë, pasi vlerësimi i vendeve të BE për hapjen e kufijve me vendet e tjera bëhet çdo dy javë duke monitoruar situatën me pand eminë