“Grua, tani jemi të pasur”, 37 vjeçarja shpenzon çdo të ardhur, por i ndodh e pabesueshmja kur burri i thotë se…

    0
    244

    Shakaja është e bukur, kur nuk lë pasoja. Një grua shpenzoi çdo të ardhur që kishin duke blerë veshje, parfume dhe aksesorë të kushtueshme. E bindur se i fejuari i kishte thënë të vërtetën se kishin fituar me një biletë gërvisht dhe fito, ajo e la dorën të lirë.

    Në fund të fundit, fotografia e biletës që i kishte dërguar dukej e vërtetë, ashtu si dhe toni i zërit të partnerit.

    “Zemër mbahu, fitova 50 mijë euro. Sot do dalim”, i tha ai, duke i dërguar edhe foton e biletës. Por gjithçka në të vërtetë ishte gënjeshtër 1 prilli dhe gruaja “e hëngri”

    Gjithçka u përmbyll me një sh.err të fuqishëm ku gruaja 37-vjeçare akuzoi partnerin e saj 40 vjeç. Ngjarja e pazakontë vjen nga Ancona në Itali, dhe po bën bujë në të gjithë vendin. Ishte mëngjesi i së hënës dhe burri i cili punon për një kompani transporti, vendosi që ti bënte një shaka partneres.

    Fillimisht ajo nuk e besoi, por kur ajo insistoi dhe i kaloi në telefon edhe një kolegun e tij, gruaja e besoi. Ata bën fotografi selfie me biletën dhe ia dërguan gruas në Whatsapp.

    Kështu gruaja u lumturua dhe vendosi që të blinte disa gjëra për veten, veshje, aksesorë, këpucë argjendari, për një kosto pak më shumë s 2 mijë euro.

    Por gjithçka u zbulua në mbrëmje me kthimin e burrit në shtëpi, duke bërë që të shp.ërthejë një sherr i furishëm