Gruaja nga Puka: Burri ka qenë i pari për mua, por pas martese po çoroditem

0
310

Një grua rrëfen se pas martese mar.rëdhënia me të shoqin është ftohur deri në atë pikë, sa ajo mendon se po shkon drejt fundit. Kjo është historia e rrëfyer.

“Mirëdita, uroj të jeni të gjithë mirë nga përmb.ytjet.

Ju shkruaj nga Gjermania ku jeton me burrin dhe fëmijën prej vitesh e vitesh, pasi ikëm nga Puka. Kam një problem që dua ta ndaj me lexuesit e faqes tuaj, ndoshta më japin ndonjë këshillë. Por pa of.endime ju lutem. Me burrin jam marrë me mblesëri, por e pëlqeva. Në fejesë gjithçka shkonte qetësi, por që kur u martuam dhe erdhëm këtej ne jemi bërë si të huaj.

Burrin e kam punëtor dhe shumë të qetë. Nuk ka vese, ama si burrë e grua kemi vite që nuk jemi më. Aq sa që kur lindi djali ai flen në sallon dhe as krevatin nuk e ndajmë më bashkë.

Burri ka qenë mashkulli i parë në jetën time, e kjo gjendje tani mes nesh nuk po më pëlqen. Jemi bërë si njerëz shtëpie, e jo si partnerë. Kjo ka ndikuar për keq tek unë dhe jam komplet e çoroditur.

Dua që me burrin të jemi çift i afërt, por nuk di si t’ja bëj. Çfarë më këshilloni?

Kam frikë se kështu do të njohë ndonjë femër tjetër këtej edhe nuk dua të shk.atërroj familjen. Mundohem ndonjëherë t’i afrohem, por ai është vetëm i lodhur…E kështu ikën muaj dhe vitet…”, shkruan ajo.