Habit 21 vjecarja,e dua shume burrin por nuk mund te rri pa e tradhetuar

    0
    249

    Një 21 vjeçare ka thënë se e do shumë burrin e saj, por nuk mund të ndalet duke e tradhëtuar. Ajo as nuk e di se pse vepron kështu.

    Vajza thotë se nuk e di nëse ai e do në mënyrën që ajo do të dashurohet.

    “Më duket se jam paksa si mamaja ime. Ajo ngeli shtatëzënë në moshën 17 vjeçare. Babai im ishte ushtar dhe një ditë u vra. Unë isha 4 vjeçare atë kohë por i kujtoj meshkujt që hynin e dilnin nga shtëpia. Nëna pastaj më tha se nuk i bën më fare për jetën. Ajo kalonte kohë me meshkuj tjerë vetëm sa për mos t`u ndjerë e vetmuar”, shkruan 21 vjeçarja, transmeton Indeksonline.

    Ajo thotë se ka ngelur edhe vet shtatëzënë në moshën e njëjtë si e ëma, por sapo i kishte treguar atë kohë të dashurit se do të bëheshin me fëmijë, ai ishte larguar.
    Kështu ajo ka kryer abortin.

    “Puna tani është se më pëlqen shumë i dashuri im dhe nuk dua ta lëndoj, por nuk di si t`ia bëj?”, pyet ajo.

    Përgjigja e psikologes:

    Ju jeni lënduar shumë si pasojë e veprimit të nënës suaj. Mesazhi në fund të fundit sipas jush është se të qenit e dashuruar, mund të ju bëj të ndjeni dhimbje.

    Është për keqardhje sepse ka meshkuj që dinë si të duan dhe dëshirojnë që të jenë të dashuruar po ashtu, transmeton Indeksonline, përfshirë edhe të dashurin tuaj.

    Ju po rrezikoni ta lëndoni atë dhe veten. A është me të vërtetë seksi aty për aty, gjëja që ju doni të bëni?

    Të lutem ki kujdes për veten. Mos e rreziko shëndetin tënd dhe humbjen e personit të cilin e dashuroni.