HABlT 76- vjeçari korçar, jep mesazhin e madh për moshatarët e tij: Mos luani domino mbiIIni lule

0
136

Gaqo Jordani është një burrë i rrallë. Edhe pse është plot 76 vjeç ai ende punon.

Ai është me origjinë nga qyteti i Korçës, por jeton në qytetin e Elbasanit. Gaqo ka 12 vite që kujdeset për kopshtin që ndodhet përpara pallatit ku banon.

Profesioni i tij dikur ka qënë shofer, por pasi doli në pension nuk rrinte dot pa u marrë me një punë. E kështu vendosi të kujdesej për lulishten e pallatit të tij. Për ‘report tv’ ai ka thënë:

Rrinin makinat këtu u bë shesh, më pas kur unë dola në pension e fillova e rrethova me një kabull dhe hodha dhe mbolla lule, mbolla kumbulla, palma, arra dhe e lloj-lloj lulesh.

Këtë punë ai bën ende me pasion dhe thotë se edhe gjithë moshatarët e tij duhet të punojnë dhe mos të luajnë domino.

Më tej ka thënë:

I bëj thirrje atyre që luajnë me domino, bashkëmoshatarët e mi të mbjellin nga një pemë dhe Shqipëria do bëhet lule.