Hajduti pendohet kur e kupton kush ishte pronari i makines që përpiqej ta vidhte (Video)

    0
    334

    Nathan Webb po përpiqej të vidhte një Vauxhall Astra, kur i ka shkuar pranë pronari i veturës, që është kryesori i rojave të një klubi nate në Mançester të Anglisë, së bashku me kolegë.

    Derisa 39-vjeçari hyri me lehtësi në veturë, sepse dera ishte e hapur, kishte problem ta aktivizonte atë, transmeton Telegrafi.

    Në të njëjtën kohë, të gjithë ngjarjen e kishte parë pronari i veturës, që ishte duke e përfunduar ndërrimin në punë.

    Pa shkaktuar dhunë, njëri prej rojave ia ka vënë prangat Webb dhe e ka futur brenda, ku është mbajtur 15 minuta, derisa ka arritur policia.

    “Ky do ishte tmerri i jetës sime” si dhe “mendova se do të ketë shumë dhunë, ky shpëtoi mirë”, ishin dy prej disa komenteve. /Telegrafi/