/Hajduti thërret ‘Kapni hajdutin’/ Ilir Meta bën moraI për gjithçka ka bërë vetë

Hajduti thërret ‘Kapni hajdutin’/ Ilir Meta bën moraI për gjithçka ka bërë vetë

Ka mjaftuar një raport i fondacionit ‘Heritage’ për ta bërë presidentin të reagojë dhe të tregojë sa copë-copë shkojnë gjërat në këtë vend, kryetar i të cilit është vetë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur vende në lirinë ekonomike dhe kjo ia ‘ka ngritur nervat’ Likes, që këto gjëra i ka shumë zët.

“Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.”, shkruan skraparliu i inatosur në profilin e tij të Facebookut.

Sa bukur ka folur!…ka shkruar më saktë. Por le t’i marrim gjërat me radhë:

Meta flet për mosfunksionim të gjyqësorit por vetëm Zoti e di sa është përpjekur që ta bëjë këtë hallkë të rëndësishme pushteti të mos funksionojë. Aq sa në kushtetuese futi edhe noteren Sonila Ibrahimi Bejtja.

Flet për cënim të pronës, ndërkohë që nuk ka vend të Shqipërisë që të mos ketë prona Likja me gjithë Monën, njëri nga fshati i Skraparit e tjetra nga Peshkopia.

Po kur flet pastaj për oligarkë, nuk të shkon mendja askund tjetër përveçse tek blloku i zi, tek lyerja e rrotës me 7%, pikërisht oligarkëve, e të tjera ‘myzybete’ si këto.

Sigurisht, që të jemi në këtë ‘qenef’ që jemi, kanë vënë të gjithë nga ‘një tullë’. Por ai që bërtet më shumë ‘Kapni hajdutin’ është krye hajduti i këtij sistemi hajnash. /Pamfleti