/HAJDUTl shqiptar ‘Ië pa fjalë’ edhe poIicinë, ngjit katet e pallatit si një alpinist

HAJDUTl shqiptar ‘Ië pa fjalë’ edhe poIicinë, ngjit katet e pallatit si një alpinist

U ngjit në pallat për të paktën 10 metër pa patur asnjë vështirësi.

Ndërsa pasi u zbulua, u përpoq të shpëtonte duke u hedhur në ballkonin e një hyrjeje por nuk ka mundur t’i shpëtojë policisë.

Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar i cili bëri bujë me ngjitjet akrobatike teksa ka tentuar të vje dhë një hyrje pallati në Milano.

Edhe vetë karabinierët janë mahnitur me shkathtësinë e tij për tu hedhur nga një kat në një tjetër me lehtësinë e një akrobati.

Policia u njoftua në orën 02:30, pasi një banor i godinës telefonoi 112 duke treguar se ai kishte parë një burrë që po ngjitej në fasadën e ndërtesës, duke arritur në tarracën në katin e katërt.

Shqiptari tentoi t’i shpëtojë policisë duke dalë prej hyrjes ku ndodhej për të vje dhur duke u hedhur në ballkonin e hyrjes më poshtë me një lehtësi të mahnitshme.

Ai ka tentuar të ikë nga shkallët por është ndaluar prej agjentëve.

Në xhepat e tij policët gjetën bizhuteri ari me vlerë 10,000 €, të cilat i kishte vje dhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.

30-vjeçari u pr angos dhe u dërgua në komisariatin e policisë, ku hetuesit më vonë zbuluan se ndaj tij ekzistonte një urdhër arrest me bu rg për vje dhje ndërsa deri në momentin e ndalimit i kishte shpëtuar policisë.