Komisioneri i BE, Johannes Hahn shpreh besimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Hahn, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka meritur hapjen e negociatave i cili ishte parashikuar për në Qershorin e vitit të kaluar.
Hahn shprehet se Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave pas dy reformave kombëtare, veçanërisht atë në Drejtësi.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet.
Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, u shpreh Hahn për të përditshmën gjermane ”Handelsblatt”.