Ma;shtrimi është një fenomen që ndodh rë;ndom në Shqipëri, sidomos kohët e fundit. Më e çuditshmja është se ky fenomen po ndodh më shpesh nga personat të cilët nuk janë të varfër ekonomikisht. Rasti që do t’ju paraqesim më poshtë e vërteton këtë gjë.
Një den;oncim i ardhur në redaksinë JOQ Albania, nga stafi i restorantit, thotë se çifti i cili ka darkuar, kanë porositur një darkë të shijshme me fileto primo viçi, verë primitivo dhe çfarë kanë dëshiruar tjetër në tavolinën e tyre.
Djali vlonjat është larguar pa e paguar faturën. Ai e ka mas;htruar kamarierin dhe recepsionistin duke u thënë se do paguante me kartë krediti dhe i ka shpërqëndruar duke u kërkuar t’i paketonin një pjesë të ushqimit pasi do e merrte në dhomë.
Edhe nga pamjet e mbërritura nga ambientet e brendshme të restorantit, duket se djali i cili ka kryer mas;htrimin, nuk është në gjendje të keqe ekonomike.
Djali u ka thënë se e dashura e tij ishte angleze dhe se nuk kuptonte shqip. Ai është larguar nga restoranti me makinën e tij ngjyrë të kuqe, ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjitha momentet.
Den;oncimi ka ardhur nga stafi i restorantit, ku u bëjnë thirrje edhe të tjerëve që të kenë kujdes nga ky person, pasi mund të bien pre e mas;htrimit të tij, ashtu siç ka rënë edhe stafi i këtij restoranti në Sauk.
Den;oncimi nga stafi i restorantit:
Përshëndetje JOQ Albania! Është njëri që ka ikur pa paguar faturën nga restoranti që ndodhet në Sauk. Pretendonte se ishte vlonjat, djali ish-drejtorit të Sodës, tani babai pedagog në universitetin e Vlorës! Ky udhëton me një alfa të kuqe me targa gjermane që fillon me shkronjën “D”. Do të nis foto tani të surratit dhe të makinës.
Duket qartë që është ma;shtrues profesionist. Të lutem shpërndaje që të mos ma;shtrojë njeri tjetër. E dashura gjoja angleze! Pretendoi që do paguante me kartë krediti në recepsion dhe iku me vrap.
Ishin orar i qetë dhe nuk ja vunë veshin as recepsioni dhe as kamarieri. I la kuzhinierit gjysmën e ushqimit dhe i tha ma bëj një pjatë se do e marr në dhomë. Kishte një kartë dhome pIastike të bardhë, të ngjashme me tonën.”

