Histori shqiptare: Vajza nga Puka tregon,dola një natë në oborr, kur ç’të shoh? Kunata më bëri të dridhem kur e pash…

    0
    514

    Një vajzë ka zbuluar se gruaja e vëllait tradhëton këtë të fundit. Vajza thotë se tradhëtinë e ka zbuluar vetë një natë kur e ka zënë kunatën me një tjetër. Kjo është historia e rrëfyer.

    “Jam shumë e mërzitur dhe kjo dilemë po më merr frymën.

    Jam një vajzë pukjane dhe kam një familje të mrekullueshme. Kam një vëlla që s’ma ka kush, me punë të mirë dhe një shkollë që e ka mbaruar me gjitha rezultate maksimale.

    Por në Tiranë u njoh me kunatën dhe u martuan. Ajo nuk i afrohet kërkund vëllait tim, por që të mos ja prishnim ne asnjëri në familje nuk dolëm kundër kësaj lidhjeje.

    Vëllai ka 5 muaj që ka shkuar jashtë vendit për një tip masteri dhe nusja e tij jeton me ne këto muaj.

    Një natë dëgjova zhurma në oborr. Thashë çfarë të ketë bërë vaki.

    Dal dhe kur dëgjoj kunatën duke folur në telefon me një djalë që e kishte emrin Miri. Kjo i thoshte pa pikë turpi në shtëpinë tonë: O Mir qafsha mamin vetëm ty të dua, por m’ka zënë halli s’kam ç’të bëj…

    Jam dridhur e tëra kur dëgjova këto gjëra.

    Atë e kemi pritur si vajzën e shtëpisë. Tani ndihem shumë keq. Akoma u bënë 3 javë nuk kam folur me askënd për atë që kam zbuluar. Nuk di çfarë të bëj…

    Kam frikë se vëllai do të mendojë se po ja bëjmë kastile. Ose ajo do të nisë të bëjë skena e mamin e babin i kam me tension e s’dua t’më sëmurën.

    Më thoni ju lutem si të veproj. Ajo pa pikën e turpit flet e qesh me mua…kurse unë po vdes nga inati…”, shkruan ajo.