Historia dr.amatike e tre motrave shqiptare… zgjohen përnatë nga sëmundja e rëndë që po shk.atërron babanë e tyre

    0
    302

    Pamela 13 vjeç, Kristina 9 vjeç dhe Luciana 7 vjeç. Kur këta vajza vënë kokën në shtrat në mendje u kalon çdo natë sëmundja e rëndë nga e cila vuan babai i tyre, një klithëm apo një përpIasje e përsëritur… nuk do të ishte hera e parë që ata shohin të atin të përpëIitej në tokë nga krlzat e forta të epiIepsisë.

    Kjo është historia e përditshme e familjes Misku, e cila jeton në Krrabë, pak kilometra larg Tiranës së zhurmshme. E përveçse sëmundjes së rëndë nga e cila vuan Bashkim Misku, 3 vogëlushet e familjes shpesh herë janë të detyruara të flenë pa ushqim në stomak.

    Në këtë shtëpi të sakatuar nga të katra anët, uria e 3 fëmijëve mbytet me nevojën për të fjetur e harruar një ditë gri. Të shumta janë gritë në familjen Misku.

    Më mirë i tregon Dallandyshja, nënë dhe bashkëshorte e cila sprovohet çdo ditë, kur gjen të shoqin në tokë duke u dridhur. Ajo thotë se sëmundja i ka përparuar dhe se iIaçet e pakta që Bashkimi përdor kanë mundur deri diku të heqin nga mendja një sëmundje që të shkakton vuajtje të thella dhe të tr.ondit shpirtin. Kjo grua, është e detyruar që ta shohë të shoqin të përpëIitet përnatë… ka raste dhe 3 herë në ditë.

    Dallandyshja: Kur burri sëmuret behet shume keq. Sëmundja i ka avancuar, natën e kapin krizat 2 ose 3 herë. PërpIaset shumë. Duhet ta mbajmë me forcë. Fëmijët tr.emben shpesh nga sëmundja e babait të tyre. Po vuajmë shumë, kjo nuk është jetë. Nuk kemi parë një ditë të bardhë.

    Duart e ‘kryqëzuara’ të Bashkimit tregojnë shumë. Ai mundohet t’i mbajë nën kontroll kur historinë e tij e tregon para emisionit “shqiptarët për shqiptarët”. Thotë se kur njëra prej vajzave ka parë një ndër krizat e tij të forta të epilepsisë i kanë rënë të fikët nga tr.onditja. Për ata që jetojnë në skamje, epilepsia nuk është vetëm një sëmundje e pashërueshme…

    Bashkimi: Vajzës i ka rënë edhe të f.ikët nga të bërtiturat e mia. Por unë jam i sëmurë rëndë. Kam tre vajza, i kam rritur me 90 mijë lekë të vjetra. I gënjej me 100 lekë. Nuk kam as bukë, në mëngjes shkojnë në shkollë pa ngrënë. Marrim pak ujë me sheqer, zbusim bukën që e hamë.

    Kur pyet vajzat për kushtet në të cilat jetojnë kupton se varfëria ka shumë shtresa. Shumë të tilla i janë përpIasur këtyre vajzave. Pamela, më e madhja ndër fëmijët, thotë se kurrë nuk ka dalë jashtë Krrabës së vogël. E ka të pamundur. Kur flet për gjendjen në të cilën sheh të atin, motrat e nënën në sy i dalin lotë. 13 vjeça ka shumë pak që i bëri, por ditëlindjen e saj nuk e festoi askush, jo sepse motrat e saj, nëna e babai, nuk deshën… por sepse mundësia nuk ekziston.

    Pamela: Kemi shumë vështirësi pasi është shumë ftohtë, detyrat i bëjmë me vështirësi. Shiu bie brenda. Mërzitem shumë (qan). Edhe unë do doja të kisha një shtëpi si të gjithë shokët e shoqet e mia. Ka raste shumë herë që kemi mbetur pa bukë ose me një vakt në ditë…do doja shumë një dhomë të ngrohtë ku të mund të mësoja… mendoj se një ditë do të ketë dhe për mua një mundësi të tillë që të rritem me kushte dhe të mësoj akoma më shumë.

    Më pëlqen shumë historia dhe doja shumë të dilja jashtë nga këtu dhe të shikoja vende të tjera. Edhe kur shokët e shoqet e mia kanë shkuar në ekskursion, unë s’kam mundur të shkoj për shkak se nuk kemi mundësi. Do doja shumë të shihja kalanë në Krujë, shokët më thanë që ishte shumë e bukur. Ditëlindjen nuk e kam festuar sepse babi e mami nuk kanë patur mundësi të ma festojnë.

    Luciana është ende e vogël, vetëm 7 vjeçe, por e kupton më së miri sesa i madh është i ftohti në shtëpinë e tyre. Kristina nga ana tjetër tregon se as rroba për të veshur nuk kanë.

    Luciana: Kur bëjmë detyra i ftohti bie brenda. Kur bie shiu nuk dimë si të mbrohemi që të mos lagemi. Kemi frikë se mos tavani na bie në kokë. Mua më pëlqen të bëhem mësuese matematike.

    Kristina: Rroba as nuk kemi. Shoqja ime e ngushtë që jeton me babin e mamin… atje tek shtëpia e saj është shumë ngrohtë. Mua më pëlqen shumë anglishtja… Sikur të kishim një dhomë tonën, të rrija me motrat e mia… të kishim një derë që të mos na fuste të ftohtin brenda.

    Në emisionin “shqiptarët për shqiptarët” Elvis Naçi i ka bërë thirrje shqiptarëve që të zgjasin zemrën e tyre përmes ndihmës dhe sensibilizimit në mënyrë që kësaj familje t’i falet një shpresë drite, e në veçanti 3 vajzave të vogla.

    Elvis Naçi: Vajzat sot duan të shkojnë për udhëtim në Paris e Dubai, kurse ajo vajzë kërkon të shkojë në Krujë për të parë kalanë… për shqiptarët tanë që jetojnë jashtë mbase duket një koncept i paimagjinueshëm që të jetojnë gjithë jetën në një fshat. Për ne prioriteti mbetet për t’i siguruar një shtëpi, e më pas pse jo, t’i çojmë ne një ekskursion. Ne shpresojmë që së bashku me ndihmën e shqiptarëve, të vijmë me një lajm të mirë këtë javë për familjen Misku.