Historia e dashurise me djalin 10 vite më të vogël, pas divorcit te b ujshem dhe dashurise me pronarin e TV shqiptar a do të martohet më në fund Valbona Selimllari?

    0
    1172

    Për publikun e gjerë e mban se kret, ama njerëzit e saj dhe shoqëria e ngushtë e dinë se Valbona Selimllari ka kohë që i ka ikur mendja pas një djaloshi, shumë vite më të vogël në moshë se ajo.

    Ish-Missi i parë shqiptar, nënë e tre fëmijëve, lindjen e të cilëve e pranoi pasi nuk mund t’i mbante më sek ret, kësaj here duket se ka rënë seriozisht në dashuri.

    Pas ndarjes nga babai i fëmijëve të vet, një biznesmen i njohur në Tiranë, Valbona fitoi lirinë ta shijonte jetën si të donte.

    Pas disa aventurave, ndër të cilat edhe ajo me një ish-politikan, aktualisht drejtor i një prej televizioneve kombëtare, Valbona ka “ngecur” në një lidhje që ia ka marrë plotësisht mendjen.

    Të njohur në një darkë me shumë njerëz, ata kanë muaj që janë lidhur dhe tek miqtë e afërt, Bobi jo vetëm që nuk e fsheh, por ka kohë që e ka prezantuar edhe si bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe të ligjshëm, djaloshin që ka në krah.

    Pengesë e vetme është vetëm mosha: ai është pothuaj një dekadë më i vogël se Valbona. Natyrisht vetë çifti nuk e ka problem këtë gjë, por familjet e tyre po. Pasi kanë vuajtur për vite për të mbajtur jashtë vëmendjes së medias fëmijët e Valbonës, prindërit e saj e kanë këshilluar bukuroshen të mendohet dy herë përpara se të vendosë.

    Tanimë, pasi i ka kaluar të 40-at dhe është nënë e 3 fëmijëve, nuk i falen më gabimet. Gjithashtu edhe i dashuri i Bobit është nën presion: vërtetë janë në modë lidhjet me gra shumë më të mëdha në moshë, por pasi i kalon lezeti, pothuaj të gjithë të ngjashmit të tij, largohen të penduar nga histori të tilla. Të shohim se si do të shkojë kjo dashuri…/Pamfleti/

    Shenim: Ky shkrim u botua nga portali i njohur PAMFLETI, pergjegjesia jone mbi te verteten e shkrimit qendron ne qendrimet e ketij portali