Historia e rralle:Lashe burrin tim per te por ai tani ma dredh me motren time te vogel

    0
    590

    Letra e gruas:
    Sapo kam zbuluar se bashkëshorti im ka pasur marrëdhënie me motrën time më të vogël. Kemi dy vite të martuar dhe sapo jemi bërë me fëmijë.
    Ndjehem e shkatërruar. Jam 30 vjeçe. Kam qenë e martuar më parë, por e kam braktisur bashkëshortin tim të parë, sepse rashë në dashuri me të tanishmin. Ai është 45 vjeç dhe po ashtu ka qenë i martuar edhe më parë.

    Motra ime është shumë më e re se unë, 22 vjeçe dhe ende studente. Isha si një nënë për të, kur ajo po rritej. Motra vinte tek ne për festat, sepse prindërit tanë jetojnë jashtë vendit.
    Nuk e kisha idenë se ajo dhe burri im e bënin në shtëpinë tonë, sa herë që isha në punë. Madje më shumë se një herë kam gjetur xhinset e saj në dhomën tonë të gjumit. Kam bindur veten se ishte një ngatërresë gjatë larjes së rrobave.
    Madje një ditë kur binte shumë shi erdhën të dy të lagur nga oborri dhe të shqetësuar.

    Më në fund mora guximin për t’u ballafaquar me to. Fytyrat e tyre më thanë se kisha të drejtë.
    Mëngjesin tjetër motra ime u zhvendos në shtëpinë e një shoqeje, por burri im vazhdoi të sillej sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
    Ndjehem kaq e poshtëruar. Si mund t’ma bëjnë këtë mua?

    DEIDRE thotë:
    Ju keni një fëmijë për t’u kujdesur, por nëse burri ende ju do dhe dëshiron të qëndrojë i martuar, ju dhe ai do të duhet të kuptoni së bashku se pse ai ju dorëzua kaq lehtë tundimit.
    Nuk është justifikim, por a është ndjerë i menjanuar ose vetëm nga shtatzënia dhe foshnja?

    Apo ai thjesht është një mashtrues dhe nuk sheh asnjë gabim në atë që ka bërë? Në këtë rast, mund të jesh më mirë pa atë, në vend që të jetosh gjithmonë me dyshime për atë që mund të bëjë.

    Motra juaj gjithmonë mund të ketë dashur atë që keni. Merrni kohën tuaj, por është e trishtueshme për të humbur një motër. Përsëri, të kuptuarit mund të çojë në falje.