syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Historike / SHBA-BE përjashtojnë nga drejtësia të gjithë gjyqtarët e 21 Janarit dhe Gërdecit si të korruptuar dhe ushtarë të dyshes Berisha-Meta, shpartallohet çeta

Asnjë nga gjyqtarët që morën pjesë në mbylljen pa ndëshkim të dy krimeve më të mëdha të Sali Berishës, Gërdecit dhe 21 Janarit, nuk janë më pjesë e drejtësisë. U shpartalluan nga Vetingu si të korruptuar dhe të kapur nga krimi. E fundit që u ndëshkua është Evjeni Sinojmeri. Tashmë radha e SPAK për t’u konfiskuar pasuritë e krijuara me para të pista

E gjithë çeta e gjyqtarëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët morën pjesë në mbylljen e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit, është përjashtuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, si e korruptuar, e lidhur me krimin dhe e përdorur nga binomi Berisha-Meta si mburojë e krimeve të tyre. Shpartallimi i çetës së gjyqtarëve që u bënë mburojë e dy krimeve më mizore të Sali Berishës në historinë e pluralizmit shqiptare, ka ardhur falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, përmes detyrimit të kupolës politike të Tiranës për hartimin, miratimin dhe zbatimin e ligjit të Vetingut, për pastrimin e sistemit të Drejtësisë që kishte ngritur vetë politika shqiptare.

Gjyqtarja e fundit që e mbylli karrierën me turp është Evjeni Sinojmeri, e shkarkuar disa javë më parë pasi nuk justifikonte pasurinë me para të ligjshme.

Në shtator të vitit 2013, Evjeni Sinojmeri, Agim Bendo dhe Ervin Metalla morën një nga vendimet më të turpshme dhe skandaloze në historinë e drejtësisë shqiptare, e ngritur nga kupola politike. Kjo treshe gjyqtarësh, i shpallën vrasjet e 21 Janarit 2011 si vrasje nga pakujdesia.

Ashtu siç donin Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, trinomi i masakrës së 21 Janarit në bulevard, tre gjyqtarët dënuan me vetëm 1 vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt si dhe me 3 vjet burg Agim Llupon i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011.

Ervin Metalla është shkarkuar si i korruptuar nga Vetingu që në korrik të vitit 2018. ‘Sheiku’ Agim Bendo ia mbathi nga drejtësia në vjeshtën e vitit 2019 sapo iu ngushtua laku i Vetingut. I pashpresë për t’i shpëtuar shkarkimit, Bendo iku për të mos ekspozuar në publik pasuritë e tij të dyshimta kur duhej të paraqitej në Komisionin e Vetingut.

Vendimi i Apelit për të mbyllur pa ndëshkim dosjen e 4 vrasjeve politike dhe 6 plagosjeve në bulevard me urdhër të Sali Berishës dhe për të mbrojtur bllokun e Metës, u vulos nga çeta e gjyqtarëve të korruptuar në Gjykatën e Lartë, të emëruar nga Berisha dhe Meta si mburoja e fundit për sagën e vjedhjeve dhe krimeve të tyre në Shqipëri.

Pesë ish anëtarët e Gjykatës së Lartë që mbyllën 21 Janarin ishin: Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi. Asnjëri prej tyre sot nuk është më pjesë e drejtësisë, falë veprimit të ligjit të Vetingut, pjesë e investimit të SHBA-BE për të shkallmuar drejtësinë në duart e Berishës dhe Metës.

Anëtarët që u bënë pjesë e mbylljes së krimit të 21 Janarit janë shkarkuar si të korruptuar, të lidhur me krimin ose ia kanë mbathur nga drejtësia prej frikës së Vetingut.

Edmond Islamaj dhe Artan Zeneli u shkarkuan si të korruptuar, ndërsa Shkëlzen Selimi për lidhje me krimin

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tre anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë të cilët shpëtuan me procedurë Fatmir Mediun nga ndëshkimi për Gërdecin, një tjetër krim ky i korrupsionit të Sali Berishës, me bilanc 27 të vdekur, 300 të plagosur dhe qindra ndërtesa të rrafshuara.

Treshja që shpëtoi Mediun, duke vendosur emrin në turpin e historisë janë: Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea. Imeraj dhe Nuni ia mbathën nga drejtësia prej frikës së Vetingut, ndërsa Majlinda Andrea u dënua më pas për korrupsion.

Këta gjyqtarët janë vetëm një pjesë e çetës së madhe të gjyqtarëve-ushtarë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që të gjithë të shpartalluar nga SHBA-BE, duke përfshirë edhe Adriatik Llallën që po bën gati batanijet e burgut, Gjin Gjonin, Xhezair Zaganjorin, Fatmira Hajdarin etj.

Shkarkimi është vetëm faza e parë e ndëshkimit historik. Tashmë i mbetet SPAK që të sekuestrojë pasuritë e tyre të krijuara me para të pista./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *