HlSTORlA e n. υses shqiptare: Ditën e dytë që shkova n.υse më thanë, shko
nuk e kisha freskinë e dikurshme. E ndjeja mungesën e një mashkulli, sepse veç isha mësuar të flija me dikë. Dhe, sa herë që dilja në qytezën tonë, veç sa dëshpërohesha, sepse shumëkush mundohej të më shtinte në dorë, qoftë edhe për një natë.
Në pranverën e vitit tjetër u njoha me një burrë që i kishte 33 vjet, me të cilin ramë dakord të martoheshim, meqë edhe ai kishte qenë i martuar një herë. Me t’u martuar për së dyti, u dhashë shqelm gjithë atyre meshkujve që më ndiqnin pas sa herë që dilja jashtë shtëpisë.
Tim burrë në fillim fillova ta doja, por shumë shpejt filloi t’më dilte nga zemra. Më shkonte në nerva për shumëçka. I thashë se jam e sëmur dhe nuk dëshiroja të nissha kurrfarë fëmije, të cilin ai e dëshironte shumë. Ky edhe ishte shkaku i një zënke shumë të ashpër, e cila edhe përfundoi me ndarje.
Dhe, që nga ajo kohë, edhe pse kanë kaluar 10 vjet, më nuk kam besim në askënd dhe si vejushë më shumë rri mbyllur sesa që dal nga shtëpia, sepse e kam emrin e keq: të gjithë më thërrasin vejushë”, tha Shpresa në rrëfimin e saj rrëqethës atë ditë që e vizitova në shtëpinë e saj në Rahovec