HlSTORlA E TRlSHTË/ LlNDl vajzë! BURRl nuk i fIet për një vit

0
238

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ishte Liljana e cila kishte ftuar në emision të bijën 16-vjeçare.

“Kam pë;rjetuar një jetë shumë të vës;htirë që në moshën 16-vjeçare. Një martesë me shkuesi, shumë e v;ështirë dhe e hi dhur. Në moshën 18-vjeçare erdhi në jetë një vajzë dhe unë isha shumë e lumtur, por ish-bashkëshorti, jo sepse ishte vajzë dhe jo djalë.

Për një vit nuk ka folur fare me mua dhe as vajzën nuk e merrte në krahë. Pas dy vitesh erdhi në jetë djali dhe burri u gëzua shumë. Pas dy vitesh erdhi në jetë djali tjetër”

“E kam duruar për hir të fëmijëve. Nuk doja ta shk atërroja atë familje sepse mendoja ku do përfundoja me tre fëmijë”, u shpreh Liljana.

Liljana ftoi të bijën për t’i thënë të mos e p;ërjetojë aq shumë di vorcin, por të fokusohet te mësimet dhe të bëhet dikush në jetë.

“Të kam thirrur sot këtu se dua të të them që ti të mos v;uash më aq sa ke v;uajtuar deri më sot. Dua që të vazhdosh shkollën, të ecësh përpara dhe të bëhesh dikushi në jetën tënde. Nuk dua të shqetësohesh më kaq shumë për mua. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur.

Tani e tutje duhet të vazhdojmë një jetë të re të dyja bashkë. Siç kemi qenë të lidhura deri tani, ashtu do të jemi gjithmonë. Do të qëndroj në krah ashtu siç ke qëndruar ti për mua”, i tha Liljana të bijës.

“E kam mbështetur deri më sot dhe do të vazhdoj ta mbështes përherë dhe i them që e dua shumë, sepse ka bërë shumë sak;rifica për mua dhe vëllezërit e mi. Tani e kam unë radhën ta ndihmoj sado pak”, u shpreh e bija Florida.

Në fund Ardit Gjebrea tha se Florida është shumë e fortë dhe do të ecë përpara në jetë.

“Fëmijët që lindin dhe rriten në këto kushte bëhen më të fortë sesa shumë fëmijë të përkëdhelur që nuk u mungon asgjë. Ndoshta një ditë do të jesh ti që do të marrësh komandën në dorë të një brezi të tërë, që është brezi yt. Unë këtë e ndiej dhe më beso.

Kur të bëhesh shumë e rëndësishme, kujtoji këto fjalët e mia që po të them sot, sepse unë e di që ti do të bëhesh e rëndësishme nesër në jetë. Ky është brezi që ne ëndërrojmë të rritet në këtë vend”, u shpreh Gjebrea.