/Holanda ndryshon emrin, ja si do të quhet që nga 1 janari

Holanda ndryshon emrin, ja si do të quhet që nga 1 janari

Qeveria e Amsterdamit ka vendosur të shfuqizojë toponimin e dyfishtë për të përcaktuar Mbretërinë e Holandës, e cila tani e tutje do të quhet vetëm Vendet e Ulëta

Emri do të ndryshojë në muajin janar, ku gjithashtu do të ndryshohet edhe logoja historike e përdorur në 25 vitet e kaluara për të promovuar këtë shtet, ajo e tulipanit ngjitur me emrin Holandë

Gjithçka nisi nëntorin e kaluar, ku ministrja e tregtisë, Sigrid Kaag, prezantoi këtë reformë. Ajo e promovoi duke pretenduar se ky vendim, do të ndërtojë një imazh më pozitiv për eksportet dhe do të shërbejë për tërheqjen e investimeve dhe talenteve në teknologji të lartë, sport dhe kulturë.

Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit, ku zhvillohet pro stitucioni i ligjshëm dhe ku konsumohet lirisht mar ijuana.

Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.

Ky revolucion gjuhësor, do të adoptohet nga ministritë, ambasadat, universitetet, bashkitë dhe organizatat që bashkëpunojnë me qeverinë./ Opinion