DASHI
Do të mund të shpjegoni çdo paqartësi në familje, duke kaluar një fundjavë intensive! Në aspektin afektiv, do të jeni të entuziazmuar për nga një njohje e re, që do t’ju pëlqejë shumë!
DEMI
Yjet ju sugjerojnë, që sot, të bazoheni më shumë tek principet tuaja, për të vazhduar përpara! Në aspektin afektiv, duhet të keni më shumë besim tek partneri juaj.
BINJAKET
Çdo mundim që keni bërë këtë javë, do të finalizohet me sukses. Në kohë të lirë, gjithçka do të ecë në mënyrë harmonike, pa probleme. Në aspektin afektiv, do ta kaloni këtë fundjavë në shtëpi, duke dëgjuar muzikë dhe duke ju dedikuar ushqimit.
GAFORRJA
Sot, do të përballeni me probleme, pasi një kolegu juaj do t;ju kërkojë ndihmë. Ju këshillohet të ndihmoni aq sa mundeni, duke mos përfshirë dhe veten tuaj! Në dashuri, do të merrni një ftesë që do t’ju gëzojë pa masë!
LUANI
Sot, ju do të merrni disa lajme, që do të ndryshojnë për mirë karrierën tuaj të ardhshme. Në dashuri, nuk do të bazoheni tek vendimet e të tjerëve!
VIRGJERESHA
Sot, do ti largoheni lodhjes, pasi do të keni mundësi për tu relaksuar. Në aspektin afektiv, ju mund të mbështeteni në dashurinë dhe përkushtimin që ka për ju!
PESHORJA
Nuk duhet të jeni të ndikuar nga miqtë tuaj, edhe nëse ata ju këshillojnë për të mirën tuaj! Mendimet tuaja do të përputhen me ato të partnerit gjatë gjithë fundjavës.
AKREPI
Ju do të gjeni mundësi të shkëlqyera për tu hakmarrë ndaj njerëzve që ju kanë lënduar. Në jetën private, ju do të keni një imagjinatë të shfrenuar sot, që do ti habisë të gjithë. Në dashuri, po jetoni një moment konfuzioni!
SHIGJETARI
Këtë fundjavë, do të jeni pushim nga angazhimet e punës, shfrytëzoni rastin për të liruar mendjen nga mendimet e zakonshme. Në dashuri, duhet ti kërkoni falje një personi, pasi keni gabuar në lidhje me të!
BRICJAPI
Ju do të keni tendencën sot, për të mbyllur disa hallka nga e kaluara juaj. Në dashuri, ju do të jeni në gjendje të mirë dhe gjithçka do të kalojë në rrugë të drejtë. Zgjidhni fjalët më të përshtatshme për të thënë atë që mendoni.
UJORI
Ju do të takoheni me miq të vjetër, që do t’ju përfshijnë dhe ju në një mbrëmje të pazakontë! Në aspektin afektiv, do të jeni të kënaqur nga kërkesa pak e çuditshme , por interesante në të njëjtën kohë, që do t’ju bëjë partneri!
PESHQIT
Sot, në kohë të lirë do ti dedikoheni më shumë sportit tuaj të preferuar. Në aspektin afektiv, duhet të shikoni me kujdes çdo veprim të tjetrit ndaj jush!