HOROSKOPI 23 MAJ 2018

    0
    220

    Dashi

    Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

    Demi

    Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime.

    Binjakët

    Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes.

    Gaforrja

    Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

    Luani

    Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri.

    Virgjëresha

    Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë.

    Peshorja

    Mos u merrni me të tjerët por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak.

    Akrepi

    Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti.

    Shigjetari

    Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij.

    Bricjapi

    Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Mos iu besoni të gjithëve.

    Ujori

    Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Është mirë të mos bëni shumë shpenzime.

    Peshqit

    Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Financat të mira.