Horoskopi e Diel 29 Prill 2018

    0
    287

    DASHI

    Dite plotesisht e qendrueshme ka per te qene kjo e sotmja per te dashuruarit. Do keni vetem diskutime te qeta me partnerin dhe nuk do qaheni per asgje. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur dhe nuk duhet kurrsesi te ecin me vrap drejt nje personi te panjohur. Ne planin financiar ka rrezik qe here pas here te dalin goxha probleme. Kujdes dhe vetem kujdes!

    DEMI
    Jupiteri do e influencoje negativisht jeten tuaj ne çift gjate kesaj dite dhe here pas here mund te keni mosmarreveshje te shumta me partnerin. Ruani gjakftohtesine sa me shume. Beqaret do kene nje romance shume te bukur dhe jeta e tyre do marre rrjedhen e shume enderruar. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshem edhe sikur gjendja te jete e mire per momentin.

    BINJAKET
    Klima e trazuar do mbizoteroje gjate gjithe kesaj dite ne jeten tuaj ne çift gjate kesaj dite keshtu qe here pas here nuk do mungojne as debatet. Princi i kalter do shfaqet ne nje menyre te paparashikuar nga beqaret. Sot dita do jete me te vertete shume e veçante. Sektori i financave do ndikohet pozitivisht nga yjet dhe gjendja do jete goxha e mire.

    GAFORRJA
    Marsi do ju beje te qeshni dhe te ndiheni perhere more gjate kesaj dite. Nuk do keni as shqetesimin me te vogel me njeri-tjetrin. Beqaret do jene me sensuale fale ndikimit te Jupiterit dhe do kene disa takime euforike. Zemra e tyre do ndihet perhere mire. Financat do jene me stimuluese dhe aspak problematike. Mund te ndihmoni edhe disa miq te ngushte.

    LUANI
    Sot me ne fund do arrini te zgjidhni disa nga problemet me te medha te jetes tuaj ne çift dhe ne mbremje do ndiheni me te qete. Beqaret ka shume mundesi qe per shkak te ndihmes se madhe te Merkurit ta gjejne shpirtin e tyre binjak me te cilin do kalojne gjithe jeten. Ne planin financiar nuk keni per te qene me shume fat keshtu qe shmangni shpenzimet e medha.

    VIRGJERESHA
    Çdo gje ka per te ecur me se miri sot ne jeten tuaj ne çift. Gezimi, lumturia dhe hareja do mbizoterojne gjithe kohes. Beqaret nuk do kene aspak deshire ta humbasin lirine e tyre dhe do mundohen te shmangin çdo person qe do i ftoje per te dale. Shpenzimet do i kryeni pa bere asnje llogari me pare keshtu qe gjendja ka per te pasur tronditje te herepashershme.

    PESHORJA
    Sot do jeni shume lozonjare dhe te dashur me partnerin tuaj. Ju do ja mbushni atij plotesisht mendjen se jetesa prane jush eshte me te vertete nje mrekulli. Beqaret nuk do jene me shume fat, por kjo nuk do i trishtoje aspak. Ne fund te fundit ata nuk kane kerkuar me patjeter ndryshim te statusit. Ne planin financiar te gjithe planetet do behen bashke dhe do ju ndihmojne te zgjidhni problemet.

    AKREPI
    Sot, ju te dashuruarit do futeni ne nje periudhe shume me te qete nga me pare. Zemra do ndihet shume mire dhe do i shprese akoma me teper ndjenjat. Per beqaret do favorizohen pafund njohjet e reja me persona me vlera te shumta. Me financat do jeni shume te pergjegjshem keshtu qe per fatin e mire nuk do ju dalin aspak probleme.

    SHIGJETARI
    Mos merrni vendime te nxituara per asnje lloj arsyeje sot ju te dashuruarit sepse perndryshe do vuani shume ne te ardhmen. Ju beqaret do keni kurajen t’i shprehni ndjenjat dhe do ndiheni me te qete edhe pse jo te gjitheve do ju kthehet pelqimi mbrapsht. Rripin e shpenzimeve duhet ta shtrengoni edhe me shume ne menyre qe gjendja te mbetet e mire.

    BRICJAPI
    Nese jeni ne nje lidhje do keni disa mosmarreveshje te vogla me partnerin tuaj sot, por gjithsesi marredhenia mes jush do ngrihet serish ne mbremje. Beqaret do kene nje jete mjaft aktive dhe do mund te kene njohje te njepasnjeshme. Ne planin financiar fati do jete gjithe kohes ne anen tuaj keshtu qe pa frike mund ta beni çdo investim qe keni menduar.

    UJORI
    Perspektivat per sektorin e dashurise se çifteve do jene shume te mira sot. Çdo gje do ece shume mire me partnerin dhe do merrni vesh per gjithçka me te. Beqaret do joshin me pasion dhe askush nuk do mund t’iu shpetoje. Dita do jete perfekte per ta. ne planin financiar fati do jete ne anen tuaj. Me ne fund do arrini te zgjidhni edhe disa probleme me te cilat ishit perballur me pare.

    PESHQIT
    Sot do mund te zgjidhni disa nga problemet me te medha qe keni pasur ne çift gjate kesaj dite dhe do ndiheni shume me te qete nga me pare. Edhe ju beqaret do zgjoheni optimiste dhe nuk do ndaleni se kerkuari princin e kalter. Takimet interesante nuk do mungojne sidomos ne ambiente te hapura. Saturni do kete ndikim te keq tek financat dhe gjendja e tyre mund te dobesohet.