/Horoskopi për sot, e mërkurë 15 korrik 2020

Horoskopi për sot, e mërkurë 15 korrik 2020

Dashi

Ndikimi i Venusit do jetë mjaft i rëndësishëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Ai do ju nxitë të tregoheni më të hapur me partnerin dhe të bëni më tepër tolerime se më parë. Beqarët do fillojnë shume shpejt një histori dashurie të bukur dhe afatgjatë. Financat do jenë shumë të turbullta dhe nuk do arrini dot të ruani as ekuilibrin.

Demi

Dëgjojeni me kujdes atë që keni në krah gjatë kësaj ditënë mënyrë që të mos ribëni gabimet e se shkuarës. Ne mbrëmje ambienti do jetë edhe më i ngrohte. Beqarët do jenë gjithë kohës të trishtuar sepse nuk do mundin dot ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar do jeni më të vëmendshëm dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet.

Binjakët

Ditë mjaft e favorshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do qëndroni më pranë atij që dashuroni dhe në disa momente marrëdhënia me të do jetë e zjarrtë. Beqarët do e bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do fillojnë një etapë të re në jetën e tyre. Në planin financiar do jeni shumë të matur dhe situata do vijë duke u stabilizuar.

Gaforrja

Planetët do jenë të pozicionuar keq gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale dhe priten shumë probleme dhe mosmarrëveshje me personat që keni në krah. Për beqarët do jetë një ditë e paqëndrueshme dhe pa ndonjë të re të rëndësishme. Në planin financiar do bëni gabime të pafalshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet e domosdoshme.

Luani

Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do argëtoheni pa fund me partnerin tuaj dhe do ndiheni shpesh si mbi re. Beqaret do jenë gati te bëjnë çfarëdo lloj çmendurie që të ndryshojnë sa më shpejt statusin. Financat do varen shumë nga shuma që do merrni pas një pune te caktuar. Nga ana tjetër duhet t’i menaxhoni me kujdes ato para.

Virgjeresha

Për çiftet që kanë shumë kohë bashkë, dita e sotmja do jetë e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi. Beni atë qe do ju thotë zemra. Beqaret duhet të tregohen sa më të duruar sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do arrini ta mbani gjendjen sa më të qëndrueshme.

Peshorja

Kjo ditë ka rrezik të jeteë akoma më e trazuar sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah dhe do keni debate të forta. Beqareve nuk do ju plotësohen dot dëshirat dhe gjendja do mbetet shumë e paqëndrueshme. Nuk ka ardhur ende koha për ndryshime të statusit. Financat do jenë të paqëndrueshme. Mos bëni asnjë lloj çmendurie.

Akrepi

Ditë shumë e me e qetë se disa kohë më pare kjo e sotmja. Do bëni atë që ndjeni pa menduar se çfarë do ndodh në të ardhmen. Beqaret do tërhiqen tej mase nga personat qe i kanë njohur vetëm pak javë më parë. Mos u nxitoni të shprehni menjëherë ndjenjat. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Matuni disa herë para se të veproni.

Shigjetari

Ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ sot për jetën tuaj ne çift. Do viheni shpesh përballë dyshimeve dhe do kërkoni gjithë kohës llogari nga partneri. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Financat do vazhdojnë të mbeten pozitive edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim më tepër sesa zakonisht.

Bricjapi

Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje, bëni atë që ndjeni pa menduar se çfarë do ndodhë më pas. Beqaret do kenë surpriza të njëpasnjëshme të cilat do i lënë pa mend. Përfitoni sa të mundni! Financat do jenë mjaft delikate edhe për shkak të taksave, borxheve dhe shpenzimeve që do duhet të kryeni.

Ujori

Mos bëni premtime të cilat nuk do i mbani dot sepse mund ta përkeqësoni me dorën tuaj jetën në çift. Beqaret do realizojnë plot takime dhe do pëlqejnë persona pa fund. Merrni kohën e duhur për të qartësuar mendimet para se të hidhni hapa. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme të mëdha të cilat vetëm me ndihmën e specialisteve do mund t’i kaloni.

Peshqit

Do jeni shumë të frymëzuar gjatë gjithë kësaj dite dhe do bëni gjër të pamenduara në jetën ne çift. Gjerat nuk do ecin ashtu si i kishit menduar. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha propozimeve që do iu bëhen sepse disa do kërkojnë thjesht të tallen. Ne planin financiar, falë Saturnit, do e kaloni periudhën delikate dhe do ndiheni shume më mirë.