syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Humb jeten këngëtarja 33-vjeçare, rrjeti zien nga komentet prekëse

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare këngëtarja e njohur Taylor Dee për shkak të një aksidenti tragjik në Euless, Texas, njoftoi CBS DFË.

Ajo ishte duke shëtitur me makinë rreth orës 10:30 të mbrëmjes kur humbi kontrollin në një kthesë para se të përplasej në një barrierë.

Zyrtarët gjithashtu vunë në dukje se një person i dytë kishte dëmtime të lehta dhe pritet të shërohet plotësisht.

Zyra e Kontrollit Mjekësor të Tarrant County po kryen një analizë toksikologjie për të përcaktuar nëse alkooli ka luajtur një pjesë në aksident dhe çështja mbetet nën hetim, sipas CBS DFË.

Single i parë i Dee, “The Buzz”, u lançua në qershor 2019 dhe luajti në disa radio stacione të Teksasit. Shumë muzikantë që e njihnin u hidhëruan për vdekjen e saj.

“Unë për herë të parë u takova me Taylor në tetor 2018 por u ndjeva sikur e njihnim njëri-tjetrin gjatë gjithë jetës”, tha për KURL8 këngëtari Chad Roland .

“Që atëherë kemi luajtur muzikë, kemi qeshur, kemi ndarë histori dhe disa sekrete, kemi shkruar, kemi qarë, duke bërë turne, jemi lutur dhe kemi luftuar. S’është nevoja të thuhet, ne ishim afër. Ne me të vërtetë e donim njëri-tjetrin dhe shpresonim që dashuria të kthehej në muzikë “.