/Humbi jetën 1 orë pas lindjes së foshnjës, ja kush është nëna 25-vjeçare që s’mori ndihmë në spital (Foto)

Humbi jetën 1 orë pas lindjes së foshnjës, ja kush është nëna 25-vjeçare që s’mori ndihmë në spital (Foto)

25-vjeçarja Rexhina Debrova, humbi jetën pasi solli në jetë fëmijën e parë, pasi një arr.esti kardiak.

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Elbasan, ku një 25-vjeçare ka humbur jetën vetëm 1 orë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, kanë dalë edhe fotot e të ndjerës.

E ndjera Rexhina Debrova, humbi jetën nga një ar.est kardiak, 1 orë pas lindjes, ndërsa fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët akuzojnë për ngjarjen mjekët, pasi sipas tyre janë treguar neglizhentë dhe të pakujdesshëm, ndërsa mjeku kardiolog është paraqitur me vonesë.

Nga ana tjetër, shefja e shërbimit të spitalit në Elbasan, Teuta Ilirjani, është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.