/Humbi jetën një orë pas lindjes, reagon për herë të parë ministrja Manastriliu për 25 vjeçaren

Humbi jetën një orë pas lindjes, reagon për herë të parë ministrja Manastriliu për 25 vjeçaren

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar në lidhje me humbjen e 25-vjeçares Rexhina Debrova dy ditë më parë në maternitetin e Elbasanit, vetëm një orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën.

E ftuar në emisionin “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, Manastirliu theksoi se ngjarja është shumë e rëndë, ndërsa shtoi se ka ngritur një grup ekspertësh, të cilët do të verifikojnë praktikën që është ndjekur në rastin në fjalë.

“Është një ngjarje shumë e dhlmbshme. Si ministre e Shëndetësisë, si grua shpreh ngushëllime familjes për humbjen. Nuk është e lehtë të përballesh me ngjarje të tilla.

Më beso që asnjë mjek nuk do donte që të përballej me ngjarje të tilla. Sapo jam informuar kam ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar protokollin që është ndjekur në rastin në fjalë. Grupi është duke punuar. Paralelisht është prokuroria e cila po heton.

Presim të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore në verifikimin që po bëhet në kuadër të hetimeve dhe do të marrim të gjithë vendimet e mëpasshme pas daljes së këtyre ekspertizave për të marrë dhe ngarkuar me përgjegjësi nëse do të ketë vend për përgjegjësi apo do të ketë vend për përmirësim të mëtejshëm në raport me shërbimin mjekësor në spital”, tha ndër të tjera ministrja Ogerta Manastirliu.