Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë dy mjekët që u arr.estuan për vde.kjen e 25-vjeçares Rexhina Debrova.
Kujtojmë këtu se e reja ndërroi jetë pasi solli në jetë vajzën e saj. Por, mjeku kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, janë liruar sot, pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ta.
Nga ana tjetër familjarët e 25 vjeçares Rexhina Debrova teksa zhvillohej seanca gjyqësore kanë protestuar para Gjykatës me foshnjën në krah.
Në fillim u tha se 25-vjeçarja pësoi atak kardiak, por familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Ata shprehen se kadiologu erdhi tre orë me vonesë
Bashkëshorti i 25-vjeçares që vd.iq ka treguar se mjekët pas lindjes i kishin thënë se gjithçka shkoi mirë, ndërsa anestezisti ishte larguar para kohe.
Kurse autopsia tregoi se 25-vjeçares i ishte bllokuar një nga venat që çon gj.akun në mushkëri.
Sipas autopsisë, shkaku i vde.kjes ka ardhur nga koagulimi, mpiksja e gj.akut.