/Humbi jetën pas lindjes së fëmijës, autopsla zbardh shkakun e v.dekjes e 25 vjeçares nga Elbasani

Humbi jetën pas lindjes së fëmijës, autopsla zbardh shkakun e v.dekjes e 25 vjeçares nga Elbasani

Është zbardhur një pjesë e ekspertizës mjeko- ligjore në lidhje me vd.ekjen tra.gjike të nënës 25 vjeçares Rexhina Dobrova, e cila humbi jetën ditën e djeshme në sallën e spitalit të Elbasanit gjatë lindjes së foshnjës së saj.

Sipas ekspertizës gjatë lindjes cezariane 25 vjeçarja ka patur probleme me koagulimin e gjakut, çka në fund i kanë sjellë dhe vd.ekjen.

“Për pasoje nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vd.ekjen e menjëhershme”, thuhet në ekpertizë.

Koagulimi i gjakut nënkupton mpiksjen e tij çka bën që gjaku të trashet.

Familjarët kanë deklaruar se vajza e tyre ka shkuar me urgjencë në spital dhe më tutje është futur në sallën e lindjes. Dobrova ka shfaqur probleme të zemrës gjatë shtatzanisë, ndërkohë që mjeku kardiolog ka shkuar me vonesë në spital.

Më tutje pas ngjarjes tra.gjike, policia ka shoqëruar në komisariat dy mjekë, reanimatorin dhe kardiologun.

Njoftimi i policise

Specialistët e Hetimit të Kr.imit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arr.estuan në flagrancë shtetasit:

M.I., 54 vjeç, banues në Elbasan dhe N.TH., 60 vjeç, banues në Cërrik, ( të dy me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Elbasan), pasi gjatë operacionit (për lindjen e fëmijës) ka ndërruar jetë shtetasja R.D., 25 vjeçe, banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.