Hyn te vjedhe ne supermarket,hajduti ben gabimin fatal

    0
    378

    Ai po cilësohet nga të gjithë si klienti hero. Bëhet fjalë për një qytetar i cili shfaqet në një episod në një supermarket duke neutralizuar një grabitës të armatosur.

    Ngjarja ka ndodhur në Monterrey të Meksikës. Gjithçka është fiksuar nga kamerat e sigurisë së supermarketit.

    Në pamje shfaqen momentet kur një i ri me kapele, futet në supermarket dhe i drejton armën kasieres ku i kërkon paratë e xhiros.

    Aty pranë ndodhet edhe një klient të cilit i kërkon paratë. Por në një moment kur grabitësi humbet vigjilencën, pikërisht ky klient e mbërthen të riun duke i hequr armën nga dora.

    Më pas, arma largohet nga një punonjës i supermarketit ndërkohë ndërhyjnë edhe disa persona të tjerë të cilët bllokojnë grabitësin.