I ati i blen Lamborghini, vajza e llastuar i bën hatanë

    0
    321

    Në 16 vjetorin e ditëlindjes së vajzës së tij, si të gjithë prindërit edhe ky person ka dashur që t’i bëjë një dhuratë të veçantë vajzës.
    Në Amerikë mund të marësh patentë makinë që 16 vjeç dhe kështu ky prind vendosi që t’i blejë një makinë jo çfardo të së bijës.

    Ai i blen një Lamborghini me idenë se vajza e tij kështu do të ishte lumtur por ndodh krejt e kundërta.

    Babai vendos që ta filmojë reagimin e vajzës me marrjen e makinës së parë në jetën e saj por ai filmon reagimin më të keq të mundshëm.

    Në momentin e parë që vajza e sheh makinën, shprehet e zhgënjyer që nuk e pëlqen, që është një makinë e vjetër dhe që e donte të bardhë.

    Ja pra pasojat e llastimit të fëmijës. As faleminderit nuk i tha babai të saj.