I bien aksidentalisht nga xhepi 5 mijë euro, fieraku apel personit që i gjeti: Ktheji mbrapsht!

0
330

Një qytetar nga Fieri ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se i ka rënë nga xhepi aksidentalisht një shumë prej 5 mijë eurosh, teksa ishte duke shkuar për në punë.

Paratë i ka gjetur një qytetar i cili po kalonte rastësisht në rrugicën ku ndodhi ngjarja, tre minuta më pas.

Qytetari ka dërguar edhe një video, ku shihet personi në fjalë, i cili merr paratë, i fut në xhep dhe largohet.

Ai i ka bërë thirrje personit që ka gjetur paratë, që t’i kthejë mbrapsht paratë, duke vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni për të kontaktuar.

Qytetari shprehet se nëse personi nuk identifikohet dhe nuk pranon t’i kthejë paratë, do ta denoncojë në polici.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Kerkoj ndihmen tuaj per te gjetur personin ne video. Ne daten 8 Prill, aksidentalisht nga xhepi me kane rene nje shume prej 5000 eurosh ne qytetin e Fierit duke shkuar per ne pune!

Mbas 3 minutash ne kete rrugice ka kaluar ky person i cili duket ne kamera. Ju kerkoj ta publikoni kete video ne menyre qe te gjejme kete person. I kerkojme te na kontaktoj ne nr 0672078501. Ne te kundert do te detyrohemi te bejme denoncim ne polici!

https://player.boostplatforms.com/video?id=1586546365325