I dοli në mbrοjtje Berishës, Sali Lushaj mesαzh Metës: Me ju deri në vdεkje
Presidenti Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, duke sulmuar ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tre ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” Sali Berishen, kreu i shtetit e ka cilësuar këtë vendim një fletërrufe të porositur nga qeveria Rama.null
Mesazhin e tij në mbrojtje të ish-kryeministrit ai e bëri në rrjetin e tij social “Facebook”, ku mori një sërë reagimesh, një prej të cilëve ishte edhe ai i truprojes së Berishës, Sali Lushaj, komenti i të cilit tërhoqi vëmendje.
Lushaj, i cili është babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”, shprehte mbështetjen e tij “deri nw vdekje” ndaj Metës dhe Berishës.
“Ju përshëndesim e ju urojmë gjithë të mirat Zoti PRESIDENT. Jemi në mbështetjen tuaj e Zotit Berisha deri në vdekje.
Deri në zhdukjen përfundimtare të antishqiptarëve Sorosian”, shkruan ai.