/I d.ënuar me bu.rg! Zbulohet e kaluara e errët e vëllait nga nëna të Salianjit

I d.ënuar me bu.rg! Zbulohet e kaluara e errët e vëllait nga nëna të Salianjit

Alex Kacani rezulton të jetë vëllai nga nëna i Ervin Salianjit.

Nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është drejtuar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ish-deputeti i Bashës ka një vëlla nga nëna.

Sipas të dhënave zyrtare, personi tani quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervin Salianjit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon. Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini.

Emri i tij i vërtetë është Klodian Xhengo, por, për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Evropës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kacani. Ai ka ndryshuar edhe emrin, edhe mbiemrin, për të fshehur çdo gjurmë të dën.imit të tij. Fillimisht ka ndryshuar mbiemrin nga Xhengo në Kacani, në komunën Gorë më 14.01.2005, ndërsa emrin në Bulgarec më 28.01.2005.

Lidhur me këtë çështje, Salianji më herët ka reaguar përmes një emisioni televiziv ku ka qenë i ftuar, duke dashur të lerë mënjanë gjërat personale.

“Shqiptarja” raporton se e kaluara e errët e vëllait të ish-deputetit të PD daton herët që nga dën.imi i tij nga autoritetet britanike për të vijuar më pas me bur.gun e kryer në Irlandën e Veriut, dëbimi nga Britania për shkelje të rregullave të shtetit, vjedhjet në Gjermani dhe së fundi dëbimi nga policia gjermane.