Një natë qejfi me miqtë e tij për Gareth Kelly-in është kthyer në një fluturim tejet spontan për në Ibiza.
Por mesa duket 30-vjeçari harroi të merrte me vete edhe të dashurën e tij, të cilën e njoftoi me anë të mesazheve.
E dashura e tij tregon se nuk është hera e parë që Kelly bën gjëra të tilla të çmenduara por që ai të arrite
deri sa nga një natë në klub të shkonte në Ibiza nuk e merrte me mend kurrë.
“A je i sigurt që nuk po më lë me stil”-i shkruan ajo duke menduar se i dashuri i saj po bente shaka.
Hannah thotë: ‘Ai tani po mundohet të më bëjë xheloze duke postuar foto nga buzë pishinës por ai nuk e di çfarë e pret kur të kthehet.
Kam përgatitur hakmarrjen perfekte, asnjë nuk e di por do të jetë një bombë e vërtetë”.
