I dënυαri në bυrgun e Drenovës gëlltit brisqet, dërgohet me υrgjencë në sρitalin e Korçës

Një i burgosur në burgun e Drenovës dyshohet se ka gëlltitur brisqe roje.

I dënuari Mus Gjauri 28 vjeç ka thënë se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. I dënuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të bërë ekzaminimit.

Nuk dihet nëse 28-vjeçari i ka gëlltitur vërtetë brisqet apo është një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës. Priten ekzaminimet për të parë gjendjen shëndetësore të të dënuarit.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *