Qeveria shqiptare është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se nuk do të hyjë në fuqi nesër, pra më 1 tetor fasha 800 KW/H.
“Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kwh.
Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve. Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.
POSTIMI I EDI RAMES
NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë.