/I FUNDIT/ ‘Plas’ sherri me thika në vend, detajet e para

I FUNDIT/ ‘Plas’ sherri me thika në vend, detajet e para

Një qytetar nga Shkodra raporton se ka ndodhur një ngjarje e rëndë në këtë qytet.

Sipas tij një i ri është goditur me thikë brenda një banese në katin e tetë të një pallati.

Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në repartin e reaminacionit në spital.

Sipas qytetarit për shkak të gjendjes së rëndë, i riu është dërguar në spital nga vetë policia pa pritur ambulancën.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka ndaluar një person rreth 60-vjeç. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.