I hedhin gabim 1 milion dollarë në llogari, studentja “u fik derën” me atë që bën

    0
    429

    Ky është tamam rasti kur të vjen fati në derë. Një studente nga Afrika e Jugut zbuloi se në llogarinë e saj ishin futur gabim 1 milion dollarë dhe shpenzoi më shumë se 60 mijë para se autoritetet të kuptonin gabimin.

    Ngjarja ka ndodhur në një universitet në krahinën e Kepit Lindor, ku aks.identalisht shuma marramendëse kaloi në kartën e ndihmës financiare të studentes.

    Studentes i duheshin transferuar 100 dollarë për ushqim dhe libra, por gabimi i punonjësve bëri që të shtohen dhe katër zero të tjera.

    Autoritetet e universitetit u vunë në dije nga një studente tjetër e cila kishte vënë re shpenzimet marr.amendëse të studentes.

    Kompania mori përgjegjësinë e plotë për këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe tha se tashmë po zbatonin politika të reja që një inc.ident i tillë të mos përsëritet më kurrë.