Lajme

“I kαm kërkuαr t’i telefοnojë që sot”/ Veliαj zbulοn plαnin që ka PS, shikοni çfarë do ndοdhë

Partia Socialiste ka fituar edhe në Njësinë numër 2 në kryeqytet, tha drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj.

“Kam një kënaqësi posaçërisht të madhe se unë jam rritur në njësinë 2, s’ka kënaqësi më të madhe të them që ne kemi fituar bindshëm Njësinë 2 të Tiranës,

një nga njësitë më të mëdha e që është transfomuar kaq shumë kjo fitore ne na jep një përgjegjësi shumë të madhe”, tha ai.

“Nga sot duhet të nisim punën e puna e parë duhet të jetë shtrirja e dorës për kundërshtarët tanë,

ka qenë një njësi ku kemi pasur betejë shumë të fortë duke nisur nga Presidenti i Republikës te shoqja ime Jorida.

Cfarëdo dallimesh e qejfmbetjesh, fushata mbaroi tani cdo qejfmbetje nga skenat e fushatës duhet të jetë pjesë e të kaluarës e të shohim para.

Benit i kam kërkuar që sot të telefonojë Joridën, tani mbaroi, pati fitues, të dy deputetët,

edhe mikesha që përfaqëson opozitën duhet të punojnë bashkë për të mirën e Njësisë.

Skuadra jonë e ka dinjitetitn të shtrijë dorën e të krijojë atmosferën që ti shërbejmë të gjithëve njësoj pavarësisht bindjeve politike”, tha Veliaj.