I ka mbetur vetëm një javë jetë, dëshira e fundit e këtij të moshuari do t’ju prekë në z emër

    0
    412

    Një i moshuar po përpiqet dëshpërimisht që të gjejë njerëz që mund të adoptojnë 11 qentë e tij pasi mori vesh se i mbeten vetëm disa ditë jetë.

    71-vjeçari Richard Ewers e ka kaluar gjithë jetën e tij duke shpëtuar qen nga rruga dhe duke u kujdesur për ta në shtëpinë e tij.

    Por, ai së fundmi mori lajmin e keq nga mjekët se i ka mbetur vetëm një javë jetë.

    Ewers u diagnostikua me kancer vitin e shkuar dhe tashmë ndodhet në spitaI.

    Që prej kohës kur mori vesh për sëmundjen, i moshuari është ndihmuar nga disa vullnetarë për t’u gjetur shtëpi qenve.

    Richard kishte 27 qen nën kujdesin e tij dhe tashmë i kanë mbetur vetëm 11 për t’i siguruar përpara se të mbyllë sytë një herë e përgjithmonë.

    Tani që ai ndodhet në spital për qentë po kujdeset një vullnetar i quajtur Mary Oyler.

    Ai u shpreh për mediat:

    Ne jemi shumë të trishtuar, dhe sigurisht që duam që dëshira e tij e fundit të plotësohet.”
    Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania