I keni akoma këta celularë? Nëse keni ende ndonjë, mund të fitoni shumë, ja se si

Për të gjithë entuziastët e teknologjisë ka një risi interesante. Disa nga modelet e vjetra që shumë kanë në pronësi,

por ndoshta disa kanë ruajtur, mund të kenë arritur një vlerë jo të lirë ekonomike.

Në fakt, ne kemi lajme për ankandet ndërkombëtare të modeleve të vjetra me çmime të afërta me ato të smartfonëve më të fundit në treg.

Për shembull, Nokia legjendare 3310 mund të vlejë 300 euro. Sigurisht, çmimi varet nga vlera që blerësit potencialë janë të gatshëm të paguajnë,

megjithatë, ekspertët e teknologjisë kanë përpiluar një renditje të modeleve që ata konsiderojnë më të lakmuarit.

Ericsson T10/ I lançuar në vitin 1996 në tregun mobil në Itali, ishte menjëherë një sukses i madh falë madhësisë së tij kompakte, shkruan ShkodraNews.

Vlera aktuale: 1900-2000 euro. Startac 130/ I pari doli që në vitin 1998. Telefoni kishte dy karta SIM.

Vlera aktuale: 450 euro. Nokia 8110/ Një nga simbolet e viteve ’90 që hapi rrugën për versionet e ardhshme.

Vlera aktuale: 300 euro. Nokia 5510/ I mahnitshëm për SMS. Vlera aktuale: 250 euro.

Nokia 3310/ I pathyeshëm dhe i paimitueshëm, ky telefon celular ka hyrë në histori për nisjen e lojës Snake dhe sot ata që e mbajnë atë mund të marrin deri në 300 euro në shitjen në ankande.