/I martuar me ‘dashurinë’ e fëmijërisë, publikohet fotografia e rrallë e Leo Messit me Antonelën

I martuar me ‘dashurinë’ e fëmijërisë, publikohet fotografia e rrallë e Leo Messit me Antonelën

Një media po qarkullon një fotografi e rrallë e dy fëmijëve të atëhershëm, Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo.

Kapiteni i Barcelonës u martua me dashurinë e fëmijërisë në vitin 2017, për ai e takoi Roccuzzon për herë të parë kur ishte 5 vjeç.

“El Diario La Capital de Mar del Plata” e ka publikuar tani një fotografi të Messit të vitit 1998, kur ai ishte vetëm 10 vjeç por në krahë ishte Antonela Roccuzzo që më vonë u bë partnerja e jetës.Në fëmijëri Messi ishte pjesë e Newell’s Old Boys e cila merrte pjesë në një turne kundër Boca Juniors, River Plate, Independiente dhe Velez Sarsfield.

Ditën e pushimit Messi e kishte shfrytëzuar për t’u çlodhur në plazh me Matias Pecce, Lucas Scaglia dhe kushërirën e Scaglias, Antonela Roccuzzo.