I nxorrën fotot e Metës tek RESORTl i Hajrave, reagon LSI: Pyeteni pak Lefter Kokën. Kujt ja kanë marrë FËMlJËN pe ng e di gjithë Durrësi?

0
284

Ish- këshilltari për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Besnik Ajazi publikoi foton ku presidenti Meta shfaqet duke ngrënë në resortin Golden në Shijak ku ndodhi ngjarja e tm.errshme e pe.ngmarrjes dhe vr.asjes së Jan Prengës.

Ajazi rrethoi me jeshile Altin Hajrin, i shpallur në kërkim ndërsa krah Metës është Xhevdet Troplini (Poja), tashmë nën sh.enjestrën e OFL.

Në foto duket edhe ish-deputeti i LSI Lefter Koka. Menjëherë ka reaguar Elona Guri në emër të LSI e cila shkruan se “Besiani ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit” dhe shpjegon se fotoja është e një prej festave të organizuara nga Lefter Koka, i cili prej kohësh i është bashkuar PS-së.

“Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës. Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot.

Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra. Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL, mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën pe.ng e di gjithë Durrësi”, shkruan Guri por pa e sqaruar këtë historinë e pen.gmarrjes për të cilën thotë se e di gjithë Durrësi.