I papërmbajtshëm Saimir Tahiri! Kërcen e ia merr këngës, nuk i ndan duart nga këngëtarja e njohur shqiptare(Video)

    0
    361

    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbrëmjen e djeshme është argëtuar në një nga klubet e natës në Tiranë. Në video ai shfaqet teksa argëtohet dhe në një moment merr mikrofonin dhe ja merr këngës.

    Tiranë- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbrëmjen e djeshme është argëtuar në një nga klubet e natës në Tiranë. I qeshur, duke kërcyer me miqtë e tij shfaqet Tahiri në videot e mëposhtme.

    Në një moment ai nuk ngurroi, teksa kërcente rrëmbeu mikrofonin, u ngjit në skenë dhe ia mori këngës. Bashkë me të ishte edhe këngëtarja Endea Tarifa, me të cilën ish-ministri u kap për dore dhe të dy filluan të këndonin. Ajo që vihet re është se ministri nuk i ndan duar nga këngëtarja.

    Ish-ministri këndoi një këngë të vjetër shqiptare, ndërsa këngëtarja e shoqëronte por pa mikrofon. Tahiri mesa duket është i pasionuar ndaj muzikës shqiptare, pasi i këndon me zell ato. Duhet të themi se shfaqrt i relaksuar edhe pse është në një proces gjyqësor.