/I riu υdes ραpritur nga hemorrαgjia në tru, dhυron orgαnet dhe shρëton gjashtë ρersona

I riu υdes ραpritur nga hemorrαgjia në tru, dhυron orgαnet dhe shρëton gjashtë ρersona

Britania e Madhe- Akt i pashembullt humanizmi nga një i ri. Një 27-vjeçar britanik që ka vdekur nga një ishemi e papritur në tru, ka lënë një trashëgimi të lavdërueshme teksa organet e dhuruara prej i kanë shpëtuar jetën gjashtë pacientëve të tjerë.

“Daily Mail” shkruan se Alex Newlove nga Lancashire në veriperëndim të Britanisë, i cili jetonte në Chicago dhe punonte në financë, po jetonte “jetën e tij të ëndrrave”, tregon nëna e tij 59 vjecare Judy Coutinho.

Por ajo tregon se i biri u sëmur në 2020 dhe vdiq nga hemorragjia në tru kur u kthye në shtëpi në Britani, për Krishtlindje.

“Nuk kishte asnjë paralajmërim, ishte për ne si një rrufe në qiell të pastër”, thotë e ëma.

Alex dhe nëna e tij nuk kishin diskutuar për dhurimin e organeve por ajo thotë se e dinte se ai këtë do të kishte dashur. 59-vjeçarja shton se e ndjente se ishte gjëja e duhur për të bërë dhe e quante ‘një dhuratë e pabesueshme’.

Zyrtarët thanë se organet e Alex iu dhuruan gjashtë njerëzve, përfshi një vajzë 16 vjeçare dhe një djali të vogël.

Judy tha: “E ndjeja se ai do të donte që organet e tij të ndihmonin njerëz të tjerë”.

Pas vdekjes së tij dhe dhurimit të organeve, Judy thotë se është takuar me disa nga ata që ka shpëtuar Alex.

59-vjeçarja thotë se djali 16 vjeç që mori një prej organeve, kreu me sukses provimet e maturës.

Ajo thotë se ka marrë një letër nga nëna e djalit të vogël që mori një pjesë të mëlçisë Alex, duke u gëzuar nga fakti se shëndeti i tij është shumë më mirë, shkruan TCH.

Sistemi shëndetësor në Britani duke bërë thirrje për sensibilizim, thotë se shumica e njerëzve dhurojnë organet e të dashurve të tyre ndërsa rreth 30 për qind e bëjnë të qartë këtë para vdekjes, në rastet e rënda.