I riu lezhjan humb jetën në mes të fushës duke luajtur futboll me shoket

    0
    293

    Ishte mbledhur me çunat e lagjes për një ndeshje futbolli, pa e ditur se ato momente argëtimi do i merrnin jetën.

    Një djalë i ri nga Lezha humbi jetën në mes të fushës, teksa po luante futboll.

    Ngjarja ndodhi mesnatën e lënë pas, rreth orës 00:05, sapo kishte hyrë e mërkura.

    Më konkretisht në fshatin Reps, në një kalçeto 29-vjeçari Edison Prenga, banues në fshatin Mashterkorë, duke luajtur futboll ka pësuar atak kardiak.

    Ai është rrëzuar në mes të fushës, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga shokët, i riu ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

    Nga veprimet paraprake hetimore, rezulton se vdekja e Edisonit, ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. /a.y/noa.al