/I riu nga Durrësi ju merr vajzën për grua pa lejen e tyre. Sot ka një mesazh për vjehrrën të “E diela Shqiptare”

I riu nga Durrësi ju merr vajzën për grua pa lejen e tyre. Sot ka një mesazh për vjehrrën të “E diela Shqiptare”

Në emisionin e Diela Shqiptare, Silvi ka ardhur t’i bëjë një mesazh vjehrrës. Ai ka rrëfyer se si u mori gocen. “Ua kërkova, por ata nuk ma dhanë. Më pyesnin ku punon, çfarë bën, me cfare merresh e kështu… Një ditë shkova dhe e mora gocën e çova në shtëpi. E prezantova me mamin dhe babin. I thash mamit a ke dashur nuse për mua?-, po tha. Ja ku e ke i thashë.

Kur u pyet nga Arditi se si ja kalonin nusja me vjehrrën, ai u përgjigj, ‘edhe mirë edhe keq’. Pastaj i riu tha, “doja të nervozoja vjehrrin, sepse më kishte thënë se nuk ta jap vajzën. E mora në telefon, i thashë ku e ke vajzën, me tha në shtëpi, jo i thash është te shtëpia ime, dhe ke për ta parë njëherë në 6 muaj”.

Por tani ai ka vendosur të ndryshojë dhe ka një mesazh për vjehrrën . I riu i ka bërë disa premtime vjehrrës, pavarsisht konfiktëve. “Të konsideroj si nënën time, më ke dhënë shumë mbështetje, aq sa edhe prindërit e mi nuk ma kanë dhënë.

Kam për të ndryshuar komplet, aq sa ty nuk ta merr mendja fare. Do bëhem një dhëndërr i mirë për ty, një prind shembullor për fëmijët. Bixhozin e kam lënë, edhe cigaren do e lë. Vajzën do e shohësh edhe shumë më mirë, nuk do ta besosh.