I riu sfidon policine,ben video duke pire te bardhe mbi varrin e Escobarit

    0
    325

    Ka mbi 20 vite që ka vdekur, por emri i tij ende shkakton të dridhura për shumë persona. Por për qindra, ndoshta edhe mijëra të tjerë, kryesisht të varfër që i ka ndihmuar emri i tij është ai i një heroi.

    Bëhet fjalë për Pablo Eskobar, i cili njihet si trafikanti më i madh i drogës në histori.

    Eskobar ka shumë fansa nëpër botë. Një turist ka shkuar në varrin e Eskobarit në Itagui të Kolumbisë.

    Ai ka filmuar veten teksa thith kokainë mbi varr. Videoja është postuar nga i riu në rrjetet sociale por u hoq të nesërmen./a.m./noa.al/