I shkoi letra e ambasadorit, por kryebashkiakja e LSI shtrohet në spitaI. Ja çfarë i ndodhi

    0
    309

    Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i kishte nisur këtë të shtunë letrën me përgjigje kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira. Kryebashkiakja nga rradhët e LSI i shkroi ambasadorit një letër lidhur me buxhetin më 1 mars. Në letrën e tij, Soreca shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mosmiratimin e buxhetit të vitit 2019, për bashkinë Prrenjas. Por duket se kjo letër nuk është dërguar në ditën e duhur.

    Gazeta Shqiptare mëson se ditën e sotme kryebashkiakja e Prrenjasit jo vetëm që nuk është në zyrën e saj, por është në spitaI.

    Bëhet me dije se Miranda Rira do të sjellë në jetë vajzën e saj të dytë. Në mes të një klime të nxehtë politike, Rira e ka mbajtur të fshehtë lajmin e bukur që vjen nga jeta e saj private, duke i dhënë përparësi punëve të Bashkisë. Por duket se letrën e ambasadorit ditën e sotme, ajo nuk ka mundur ta presë, pasi është në pritje të një dhurate më të çmuar.

    Kujtojmë se Miranda Rira është nënë e një vajze të vogël, ndaj ajo dhe bashkëshorti i saj do të gëzohen për të dytën herë me një vogëlushe.